Rregullat dhe Kushtet e Lojës – FUTBOLL
- Të gjithë koeficientet e parashikimeve janë të vlefshëm vetëm brenda kohës së rregullt të lojës, prej 90 minutash.
- Ndeshjet e shpallura nga kompania me mikpritje të kundërt njihen me kuotën “1”.
- Kur ndeshja luhet në fushë neutrale, ajo do të njihet e rregullt edhe në qoftë se nuk është shpallur e tillë (pra, neutrale) nga kompania, ndërsa nëse një ndeshje shpallet në fushë neutrale (N) nga kompania, por nuk është e tillë, atëherë të gjitha bastet për këtë ndeshje do të njihen me kuotën “1”.
- Kur një ndeshje ndërpritet dhe nuk rifillon brenda 12 orëve nga momenti i ndërprerjes së saj, atëherë të gjitha parashikimet që kanë lidhje me zhvillimin e kohës së rregullt prej 90’ (si p.sh,: rezultati final, dopio shans, 45-90, shuma totale e golave, etj.), do të njihen me koeficient “1”, ndërkohë që parashikimet e tjera, të cilat nuk ndikohen nga ndërprerja e ndeshjes (si p.sh, skuadra që gjuan topin e parë, skuadra që gjuan goditjen e parë nga këndi, etj.), do të mbeten të vlefshme.
a) Për lojën “shuma e golave në pjesën e parë”, në rast të ndërprerjes së ndeshjes pas përfundimit të rregullt të pjesës së parë, bastet që kanë lidhje vetëm me këtë pjesë do të konsiderohen të vlefshëm. Në rast se ndeshja ndërpritet përpara përfundimit të pjesës së parë të saj dhe:
1) gjatë kësaj kohe është shënuar të paktën 1 (një) gol, parashikimi “1+” do të njihet i vlefshëm.
2) gjatë kësaj kohe janë shënuar të paktën 2 (dy) gola, parashikimet “1+, 2+” do të njihen të vlefshëm.
3) gjatë kësaj kohe janë shënuar të paktën 3 (tre) gola, parashikimet “1+, 2+, 3+” do të njihen të vlefshëm.
4) gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë gol, parashikimet “1+, 2+, 3+”, etj, do të njihen me kuotën “1”.
b) Për lojën “rezultat i pjesës së parë”, në rast të ndërprerjes së ndeshjes pas përfundimit të pjesës së parë, bastet që kanë lidhje me lojën “rezultat i pjesës së parë” do të konsiderohen të vlefshëm. Në rast të ndërprerjes së ndeshjes gjatë zhvillimit të pjesës së parë, kjo e fundit dhe komplet ndeshja do të njihet me kuotën “1”.
c) Për lojën “skuadra që shënon e para” dhe “lojtari që shënon i pari”, basti do të njihet me kuotën “1”, në rast se në momentin e ndërprerjes, rezultati i ndeshjes është 0-0, ndërkohë që mbetet i vlefshëm në rast se, në momentin e ndërprerjes është shënuar të paktën 1 gol.
d) Për lojën “gjuan topin e parë”, të gjitha bastet do të mbeten të vlefshëm.
e) Për lojën “godet kornerin e parë”, bastet do të mbeten të vlefshëm, në rast se deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, është gjuajtur të paktën një goditje këndi.
f) Për lojën “merr kartonin e parë”, bastet do të mbeten të vlefshëm, në rast se deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, është dhënë të paktën një karton.
g) Për lojën “gjuan penalltinë e parë”, bastet do të mbeten të vlefshëm në rast se deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, është gjuajtur të paktën një penallti.
h) Për lojën “ka gol, nuk ka gol (KG/NKG)”, bastet do të quhen të vlefshëm në këto dy raste:
1) ndeshja ndërpritet pasi ka kaluar minutazhi i dhënë në lojën KG/NKG).
2) ndeshja ndërpritet dhe është shënuar të paktën një gol, pa kaluar minutazhi i dhënë.
- Për të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Amerikën Latine, në rast të ndërprerjes së ndeshjes, si rezultat do të njihet rezultati i ndeshjes në momentin e ndërprerjes së saj, kur të paktën është mbyllur e rregullt pjesa e parë e saj. Nëse ndeshja ndërpritet gjatë pjesës së parë, atëherë parashikimet do të njihen me kuotën “1”, sipas rregullave të përcaktuara në pikën 4.
- Në evenimentet “LIVE”, për të gjitha gabimet teknike të dukshme, si më poshtë:
a) Në rastin e pranimit të një parashikimi për një ngjarje që ka ndodhur më parë, (si p.sh, hapja e rubrikës SG1, kur rezultati i ndeshjes është 1-0, apo 0-1, etj), kompania ka të drejtën të shpallë me kuotën “1” të gjitha parashikimet e vendosura në këtë rubrikë, pasi ka ndodhur ngjarja në fjalë;
b) Të korrigjojë gabimet në koeficiente, orare si dhe emra skuadrash, të ardhura nga shtypshkrimi, kopjimi informatik apo inversioni dhe t’i bëjë ato publike në mjetet informuese të kompanisë (sistemi kompjuterik, website, etj).
- Kur një ndeshje nuk fillon brenda 12 orëve nga orari i shpallur në skedinë, atëherë ajo do të njihet nga kompania me kuotën “1”.
- Kuotat e shpallura në skedinë për një ndeshje, e cila është ndërprerë më parë (në një datë tjetër në të shkuarën), do të njihen të vlefshme për kohën e mbetur të lojës.
- Oraret e ndeshjeve të paraqitura në skedinë tregojnë kohën deri kur kompania pranon parashikime dhe jo domosdoshmërisht kohën e fillimit të ndeshjes.
- Kur një ndeshje fillon para orarit të shpallur në skedinë, biletat e luajtura pas fillimit të kësaj ndeshjeje do të njihen me kuotën “1” (për këtë ndeshje) dhe bileta do të jetë e vlefshme me ndeshjet e tjera të luajtura në të.
- Biletat që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në rregulloren e lojërave të kompanisë, do të konsiderohen të pavlefshme.
- Lojtari verifikon detyrimisht biletën për saktësinë e parashikimeve të plotësuara, përpara se të largohet nga pika e shitjes. Anulimi i biletës bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar nga kompania, prej 30 minutash.
- Marrja e biletës nga ana e lojtarit nënkupton pranimin dhe njohjen e rregullave të lojës të kompanisë.
- Në një biletë nuk lejohen më shumë se 10 (dhjetë) parashikime dhe për lojën ‘rezultati final’, jo më shumë se 5 (pesë) parashikime (X).
- Në një biletë nuk mund të luhen dy ose më shumë parashikime për të njëjtin ekip, skuadër apo sportist. Në rast të kundërt, kjo biletë do të konsiderohet e pavlefshme nga ana e kompanisë.
Kompania ka të drejtën:
- Të bëjë ndryshime në skedinë ose të kufizojë dhe të mos pranojë parashikime, pa dhënë asnjë lloj sqarimi lidhur me këtë.
- Të paraqesë koeficiente të rinj për një ose disa ndeshje.
- Të korrigjojë gabimet në koeficiente, orare si dhe emra skuadrash, të ardhura si pasojë e shtypshkrimit, kopjimit informatik apo inversionit dhe t’i bëjë publike këto korrigjime përmes mjeteve informuese të kompanisë (sistemi kompjuterik, website, etj).
- Datat dhe oraret e ndeshjeve të bëra të ditura me anë të mjeteve të informimit që disponon kompania, kanë thjesht karakter informues. Konsiderohen të vlefshëm vetëm oraret dhe datat zyrtare të dhëna nga federatat apo organet kompetente. Asnjë ankimim apo kundërshtim nuk do të merret parasysh, kur këto mbështeten në data apo orare të marra nga mjete informimi të kompanive apo shoqërive të tjera.
- Kompania gëzon të drejtën të korrigjojë rezultatin e ndeshjes (takimit), edhe pasi ndeshja (takimi) të ketë përfunduar, si dhe të informojë klientët për gabimet e shfaqura me anë të mjeteve të saj të informimit (sistemi kompjuterik, website, etj).
- Kompania nuk mban përgjegjësi të asnjë lloji për publikimin e rezultateve të gabuara nga organet kompetente, apo nga kompanitë e tjera dhe shtypi sportiv, i cili nuk i përket kompanisë. Ajo, pasi merr konfirmim zyrtar nga këto organe kompetente për rezultatin përfundimtar të ndeshjeve (takimeve), shpall rezultatet duke i konsideruar ato të vlefshme. Këto rezultate shpallen përmes mjeteve të informimit që disponon kompania.
- Çfarëdolloj modifikimi i mëvonshëm që do t’i bëhet rezultatit të një ndeshjeje nga organet kompetente për arsye disiplinore, apo për ndonjë arsye tjetër madhore të paparashikuar, nuk do të ketë asnjë efekt në përfundim të parashikimit.
Rregullat dhe Kushtet e Lojës – TENIS
- Kur një takim nuk zhvillohet për shkak të tërheqjes së një konkurenti para fillimit të garës, gara nuk do të ketë vlerë. Takimi do të llogaritet me kuotën 1.
- Në qoftë se njëri nga konkurentët tërhiqet pas fillimit të takimit, kundërshtari i tij do të njihet si fitues dhe bileta e vendosur do të llogaritet me koeficientin e lojtarit të shpallur fitues për lojën RF, ndërkohë që të gjitha llojet e tjera të basteve do të vlerësohen me kuotën 1 (për këtë ndeshje).
- Në rast se një ndeshje shtyhet ose ndërpritet pasi ajo ka filluar, bastet e vendosura do të vazhdojnë të quhen të vlefshme, vetëm nëse ndeshja fillon ose rifillon brenda 12 orëve nga orari i shpallur në skedinë, apo nga orari i ndërprerjes së takimit, në rastin kur ai kishte filluar më parë.
- Në një biletë nuk mund të luhen 2 (dy) ose më shumë parashikime për të njëjtin ekip, skuadër apo sportist. Në rast të kundërt, kjo biletë do të konsiderohet e pavlefshme nga ana e kompanisë.
Rregullat dhe Kushtet e Lojës – BASKETBOLL
- Të gjitha bastet do të jenë të vlefshme për të gjithë kohën e lojës (koha e rregullt + koha shtesë).
- Në rast se një ndeshje shtyhet ose ndërpritet pasi ajo ka filluar, atëherë bastet e vendosura do të quhen të vlefshme, nëse ndeshja nuk fillon ose rifillon brenda 12 orëve nga orari i shpallur në skedinë, apo nga orari i ndërprerjes së takimit, në rastin kur ai kishte filluar më parë.
- Në një biletë nuk mund të luhen dy ose më shumë parashikime për të njëjtin ekip, skuadër apo sportist. Në rast të kundërt, kjo biletë do të konsiderohet e pavlefshme nga ana e kompanisë.